Kujdes! Nëse keni këto shenja vuani nga kanceri i prostatës

Kliko per me shume info

Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i diagnostikuar te meshkujt, pas kancerit të lëkurës. Megjithëse sëmundja është e shpeshtë, jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Pjesa më e madhe e kancereve të prostatës rriten dhe përhapen ngadalë dhe dikush i diagnostikuar me këtë sëmundje mund të mos ketë asnjë shenjë. Megjithatë, tipat më agresivë të këtij kanceri mund të jenë të dëmshëm nëse nuk trajtohen, prandaj është e rëndësishme të dallohen shenjat paralajmëruese. Duhet të edukoheni mbi mënyrat për të dalluar, trajtuar dhe parandaluar sëmundjen.

Çfarë është dhe ku gjendet prostata?

Kliko per me shume info

Ja sa njerëz vdesin nga alkooli gjatë një viti

Prostata është një gjëndër me madhësinë e arrës, e cila është pjesë. Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i diagnostikuar te meshkujt, pas kancerit të lëkurës. Megjithëse sëmundja është e shpeshtë, jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Pjesa më e madhe e kancereve të prostatës rriten dhe përhapen ngadalë dhe dikush i diagnostikuar me këtë sëmundje mund të mos ketë asnjë shenjë. Megjithatë, tipat më agresivë të këtij kanceri mund të jenë të dëmshëm nëse nuk trajtohen, prandaj është e rëndësishme të dallohen shenjat paralajmëruese. Duhet të edukoheni mbi mënyrat për të dalluar, trajtuar dhe parandaluar sëmundjen.

Kanceri i prostatës

Kanceri i prostatës përfaqëson 15% të të gjithë tumoreve mashkullor dhe i dyti për vdekshmërinë e mashkullit pas kancerit të mushkërisë. Gjëndra e prostatës ka madhësinë e një gështenje dhe ndodhet poshtë fshikëzës. Ajo mbështjell uretrën (kanalin e urinimit). Prostata prodhon lëngun prostatik që përzihet me atë seminal dhe ka për funksion të ruajë vitalitetin e spermatozoidëve. Kanceri i prostatës ndodh si shkak i shumimit të pakontrolluar të disa qelizave që ndodhen në brendësi të gjëndrrës. Te shumica e burrave (75% e burrave mbi 50 vjeç) me kalimin e moshës, qelizat e gjëndrës fillojnë dhe shumohen shumë shpejt. Por, në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për një zmadhim beninj, që quhet “ipertrofili” dhe mund të shndërrohet në “adenomë”. Shqetësimet që kjo anomali shkakton janë: Nevoja për urinim urgjent; vështirësia për të filluar urinimin, në veçanti në mëngjes; zgjimi natën për të urinuar; si shkak i ngushtimit të uretrës, urinim më i pakët. Kemi të bëjmë me karçinomë, në ato raste ku qelizat çajnë kapsulën e gjëndrrës dhe mund të pushtojnë indet përreth, e më pas të përhapen edhe në organe të tjera, duke shkaktuar metastazë.

Faktorët e rrezikut

Mosha

Çdo mashkull që ka mbushur moshën 45 vjeç duhet të bëjë kontrolle periodike sepse pas kësaj moshe zakonisht shfaqet tumori. Disa statistika tregojnë se në moshën 40 vjeç probabiliteti i shfaqjes së sëmundjes është 1 rast në 10.000 ndërsa nga 60-80 vjeç probabiliteti është 1 në 8.

Të ushqyerit

Është provuar se disa komponente të dietës janë shpesh përgjegjës të tumorit të prostatës. Bëhet fjalë për acidet yndyrore të tretshme, ose e thënë ndryshe, yndyrërat me origjinë shtazore dhe të mishit të kuq: Në qoftë se konsumohen shpesh dhe në sasi të mëdha rrisin mundësinë e shfaqjes së tumorit. Ndikimi negativ ndodh si shkak i rritjes së prodhimit të testosteronit dhe uljes së absorbimit të vitaminës A. Në të kundërtën, një dietë e pasur me perime të verdha dhe jeshile, vaj ulliri dhe fruta, falë aksionit të tyre antioksidant ndihmojnë në parandalimin e neoplazive prostatike.

Trashëgimia

Kanceri i prostatës mund të trashëgohet gjenetikisht. Nëse kanë qënë të prekur familjarë të tjerë nga këto sëmundje, nuk duhet të çuditemi nëse sëmundja trashëgohet. Meshkujt që kanë mutacion në gjenin BRCA1 ose 2 (i njëjti gjen përgjegjës për kancerin e gjirit) kanë një rrezik nga 2 deri në 5 herë më të lartë sesa meshkujt që nuk kanë mutacion në këto dy gjene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.