“Kufijtë”, Bushati: Nuk është e ndershme t’i kërkosh reagim Tiranës

Aktualitet

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati thotë se nuk është e ndershme që t’i kërkohet Shqipërisë që të reagojë për debatet që po zhvillohen në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, një debat që ka marrë zjarr sidomos pas deklaratave të Thaçit për “korrigjim të kufijve”.

Bushati ka thënë në emisionin “Jeta në Kosovë” e deri më tani nuk ka dëgjuar dikë të përmend cënimin e territorit të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk kam dëgjuar asnjë deklaratë të asnjë personaliteti në Kosovë që të thojë apo të bëjë fjalë për cenim të territorit të Kosovës, nuk e kam dëgjuar asnjë dhe për sa kohë nuk ka folur asnjë…”, tha Bushati.

Ai shtoi se nuk duhet kërkuar qëndrime nga Shqipëria për secilën deklaratë që ipet në Kosovë.

“E para, Tirana nuk e ka asnjë qëndrim për çka mendon dikushi dhe çka thotë askushi. Për çka mund të deklarojë dikushi në konferencë shtypi, apo askushi në Tëitter, Instagram apo Facebook. Tirana zyrtare ka folë për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë…”, deklaroi ai.

Bushati shtoi se nuk është e ndershme që t’i kërkohet Tiranës që të japi një qëndrim për diskutime të cilat nuk janë të përkthyera as një platforma dhe as në ide të mirë zhvilluara”, tha ministri.

ME TE LEXUARAT