Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën si president, fajtor për krizën

Politikë

Edhe pse janë çift, kanë zgjedhur që jetën politike ta ndajnë nga familja. Ndaj edhe deklarata e bërë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për presidentit Ilir Meta e vërteton më së miri këtë.

Kryemadhi deklaroi se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Metën nga detyra e presidentit, pasi sipas saj ai është fajtor për gjendjen që po kalon vendi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fajtori më i madh për gjendjen e vendit.”, i ka kthyer përgjigje Kryemadhi gazetarit Alfred Peza.

Më pas ajo shtoi se do ta shkarkonte Metën: “Me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën.”.

ME TE LEXUARAT