Kosovë, automjetet që përdor policia nuk janë të sigurta

Kliko per me shume info

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara.

Policia e Kosovës disponon një numër të caktuar të automjeteve dhe numri i tyre është mjaft i madh, mirëpo gjendja faktike është pak më ndryshe meqenëse shumica e këtyre veturave janë të vjetra dhe kanë shumë kilometra të kaluara dhe mund të them që në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje”, thotë Qalaj.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera ai thotë se me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave do të blejnë vetura në mënyrë që të mbështesin zyrtarët policorë në terren.Por, me vetura të reja Qalaj shton se do të pajisen shërbimi në ndërrim, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit.

“Është prioriteti i imi që sidomos policët që i kemi në stacionet policore t’i mbështesim me veturat e reja, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit t’i marrin veturat e reja, por prioritet do të ketë shërbimi në ndërrime në stacione policore, qoftë me vetura, qoftë me pajisje të tjera të domosdoshme për punën e policit në terren”, pohon Qalaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.