Kaos në Rinas, pasagjerët e linjës Tiranë-Milano të bllokuar në aeroport

Kliko per me shume info

Pasagjerët e linjës Tiranë-Milano janë bllokuar në aeroportin e Rinasit pasi udhëtimi që ishte parashikuar për në orën 15:00 është shtyrë në orën 24:00.

Kjo ka shkaktuar irritim tek udhëtarët të cilët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania ‘Fly Ernest’ e cila nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë vendim.

Kliko per me shume info

Një qytetare u shpreh se kjo është një situatë e padurueshme pasi ata janë dhe me fëmijë të cilët kanë nisur të qajnë.

‘Kjo është e papranueshme po torturohemi, torturë e fëmijëve, torturë e pleqve, maksimale”, tha qytetarja.

Gjithashtu duke iu referuar çmimeve, ajo tha se ishin skandaloze dhe sipas saj kompania i ka ngritur pasi e di që ka fluks drejt Italisë nga shqiptarët për shkak se fëmijët nisin shkollën.

“Çmimi është skandaloz, shfrytëzim total se e dinë se do kthehen shqiptarët në Itali pasi fëmijët do të fillojnë shkollë”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.