Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Bota

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SALZBURG – Krerët e shteteve të BE-së mblidhen në një samit informal mbi çështjen migratore.

PHENIAN – Dita e fundit e një samiti tre ditor mes presidentit koreanojugor, Moon Jae In dhe kreut koreanoverior, Kim Jong Un.

TIANJIN – Kina zhvillon Forumin Ekonomik Botëror të Tianjinit.

STAMBOLL – Ministri turk i Financave prezanton sot programin e shumë pritur të ekonomisë afatmesme, pas një ngadalësimi të ekonomisë në tremujorin e dytë dhe një rënie të sterlinës në gusht.

UASHINGTON – Komisioni juridik i Senatit amerikan voton sot mbi konfirmimin e kandidatit të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh i shënjestuar nga akuza të minutës së fundit për ngacmim seksual.

KAROLINA E JUGUT – Presidenti amerikan, Donald Trump viziton zonat e prekura nga uragani Florence.

UASHINGTON – Chrystia Freeland rikthehet në Uashington për të zhvilluara negociata të reja me administratën Trump për të modernizuar NAFTA. /Ata

ME TE LEXUARAT