Inaugurimi i “Air Albania”, PD: Kryeministri sot shiti një avion turk!

Politikë

Pas inaugurimit të Air Albania ka reaguar edhhe Partia Demokratike për herë të parë. Deputeti Endri Hasa përmes një postimi në facebook ka theksuar se Air Albania nuk ekziston dhe është mashtrim I rradhës i Ramës.

“Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Air Albania nuk ekziston!

Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.

Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.

Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……

ME TE LEXUARAT