“I hoqën apandecitin”, reagon mjeku pas denoncimit të Berishës

Aktualitet

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili ka denoncuar spitalin e Peshkopisë dhe mjekun që sipas tij është bashkëshorti i deputetes së PS Almira Zebi Xhembulla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në denoncimin e bërë publik te Berisha thuhej se djali 20 vjeçar shkoi për të kontrolluar një puçërr në shpinë, por kirurgu Gazmir Xhembulla e ka bere operacion nga apandesiti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë mjekut Gazmir Xhembulla, i cili në një status në Facebook shprehet tepër i indinjuar nga ngjarja.

Ai shkruan se ndaj pacientit janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat dhe se çdo sulm ndaj tij, ka të bëjë me punën e bashkëshortes.

Statusi i plotë

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndjej detyrimin të jap këtë sqarim:

Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësine time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.

Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndjej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish mjek dhe ish profesor i imi.

Që nga dita e parë e punës time si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetarë të mitë.

Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes time. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të.

Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjne të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.

ME TE LEXUARAT