PD nxjerr letrat: Prokurori Hajdarmataj u transferua pasi firmosi bllokimin e pronave të Habilajve

Aktualitet

Deputeti Gazmend Bardhi, ne emer te Partise Demokratike ka reaguar të dielen mbi situatën e krijuar në Prokurori për çështjen “Shullazi”.

Bardhi u shpreh se sulmi i Arta Markut ndaj prokurorëve antimafia është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të prishur dosjet nën hetim të bashkëpunëtorëve të afërt të Ramës! “Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia. Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmi ndaj prokurorëve të Krimive të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria. Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin”, tha Bardhi.

Më tej, Bardhi thekson se shpërbërja dhe ndëshkimi i grupit hetimor për Saimir Tahirin erdhi pas urdhrit për sekuestrimin e 31 pasurive të Habilajve.

“Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet”, tha deputeti i PD.

“Arta Marku u votua nga i njëjti kryeministër dhe të njëjtët deputetë që penguan drejtësinë të arrestojë Tahirin. Mesazhi është: kush nuk ka frikë nga krimi dhe Rama, ndëshkohet!”, u shpreh deputeti demokrat.

ME TE LEXUARAT