Grabiti me dhunë dyqanin, arrestohet 19 vjeçari nga Permeti. Emri

Aktualitet

Eshte arrestuar nga policia e Tiranës një përson i shpallur në kërkim pasi ka grabitur me dhunë një dyqan në afersi të unazës së re me datë 28 shkurt të këtij vitit.

Në prangat e policisë ka rënë Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja”  një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.

Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

- Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal

ME TE LEXUARAT