Goditet grupi i drogës në Berat, arrestohen 3 persona. Emrat

Kliko per me shume info

Sekuestrohen në Berat lendë narkotike dhe janë arrestuar tre shtetas. Gjate aksionit të policisë janë sekuestruar edhe nje sasi parash.

Të arrestuar nga ky operacion janë tre persona: Nikalin Çipi 42 vjeç, Sokol Shehu 48 vjeç dhe Eduart Mino 40 vjeç.

Kliko per me shume info

Zhduket gruaja me fëmijën nga shtëpia në Tiranë
Ja njfotimi i plotë i policisë për ngjarjen

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Basti”

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike

Arrestohen në flagrancë tre shtetas

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-N. Ç., 42 vjeç,
-S. Sh., 48 vjeç,
-E. M., 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit N. Ç., iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-lënda narkotike
-1 televizor dhe 1 njësi qendrore
-50 euro dhe 45.000 lekë
-5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin N. Ç., për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 283/2, 197, 180, 181 të Kodit Penal.

Ndërsa për shtetasit S. Sh., dhe E. M., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.