Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, ja pse

Kliko per me shume info

Different food products inside a refrigerator

Nëse dëshironi të ruani sa më gjatë freskinë e artikujve tuaj ushqimorë, atëherë patjetër ju duhet udhëzimi për përdorim të frigoriferit.

Po ju zbulojmë trukun, i cili do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja me vendosjen e ushqimit.

Kliko per me shume info

Hapësira në frigorifer ndonjëherë është e pamundshme të përdoret në mënyrë të drejtë. Megjithatë, ekzistojnë disa propozime se si amvisave t’u lehtësohet jeta.

Kjo me siguri është mënyra e mundshme më e mirë për paketimin e artikujve ushqimorë në frigorifer.

Në këtë mënyrë ushqimi do të qëndrojë më gjatë në frigorifer, ndërkaq hapësira do të jetë e shfrytëzuar në mënyrë të drejtë.

Në raftin e sipërm gjithmonë vendosni produktet, të cilat kanë afat të caktuar të përdorimit dhe kërkojnë temperaturë stabile.

Këtu në rend të parë mendohet për artikujt të cilët përdoren për kafjall, siç janë djathi, jogurti i pemëve, përpunimet e mishit.

Në raftin e mesëm më së miri është të vendosni mishin e zier dhe mbetjet e racionit, të cilat do të duhet t’i paketoni në kuti të vogël.

Rafti i poshtëm, i cili njëkohësisht është edhe më i ftohti, le të jetë i rezervuar për mish të freskët, qumësht në tetrapak dhe vezë.

Në dollapët që gjenden anash frigoriferit vendosni lëngjet, majonezën dhe artikujt e konservuar.

Rekomandohet që pemët dhe perimet të ruhen në raftin e poshtëm, në mënyrë që të ruajnë freskinë.

Gjithashtu nuk duhet të vendosni bukën dhe verën mbi frigorifer, sepse ngrohtësia shpejt do t’i prishë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.