Belly dance e tortë engjëjsh, cfarë ndodhi në dasmën e Gjikos dhe Elita Rudit

Showbiz

Çifti i famshëm i show bizz-it Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ceremonia u zhvillua në një nga vendet më luksoze në Prishtinë, në ambient të hapur me dekor fantastik dhe me qindra VIP-a të pranishëm në dasmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të ftuar përveç familjarëve kanë qenë shumë fytyra të njohura publike, si Ledri Vula, Lumi B, Meda, Butrin Imeri, Nora Istrefi, Mc Beka, Kida, Labinot Gashi, etj.

Çifti u kurorëzua nga kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, por më e veçantë ka qenë “PO”-ja e reperit. Ndryshe nga një “Po” e thatë dhe e zakonshme Gjiko tha: “Hell mother fucker Yes”.

E nuk ka munguar kërcimi hit i çiftit me koreografinë unike të Gjikos “GjikoChallenge”, që u përpoq ta përvetësonte edhe Elita. Fustani i nuses ishte mbresëlën, i mbushur me pupla e shkëlqim, Elita dukej madhështore. Sandalet e saj ishin Jimmy Choo, kushtojnë 1850 dollarë.

Jo më pak i pashëm dukej edhe Gjiko. Shik por aspak i ndrojtur, duket se reperi e ka shijuar më shumë se të gjithë dasmën e tij.

Por nuk kanë mbetur pas as VIP-at e pranishëm. Miqtë e reperit e kanë djegur në dasmën e çiftit të njohur, duke kërcyer e kënduar. Në dasmë ishin të pranishëm mbi 700 të ftuar.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Si për të treguar origjinën e Elitës, në dasmë ka kënduar edhe legjenda e muzikës qytetare gjakovare Ismet Peja.

Nora shfaqet me një fustan të kuq elegant por mungonte bashkëshorti i saj, muzikanti Robert Berisha.

Surpriza ishin dhe balerinat e Belly Dance që kanë kërcyer për nder të dhëndrit e më pas në karrigen e kënaqësisë është ulur edhe vetë babai i Gjikos.

Por Elita përveçse një vajzë e bukur dhe e famshme është treguar edhe një nuse për shtëpi, pasi nuk ka shkuar pa gjë tek burri. Vetë moderatorja ka publikuar një foto nga paja e saj.

Në fund torta e përgatitur për të ëmbëlsuar çiftin dhe të ftuarit ishte madhështore. E bardhë me 6 pjesë dje në pjesën e sipërme me krahë engjëjsh.

ME TE LEXUARAT