U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF kujtohet të pezullojë trajnerin Grima

Aktualitet

Njoftim zyrtar apo deklarate nuk ka, por informalisht Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmeruar ne disa media se pezulluar trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima, i cili ishte mes personave të arrestuar pak ditë më parë në Shkodër.

Armir Grima dyshohet për trukim ndeshjesh. FSHF bën të ditur se Grima do të jetë i pezulluar deri sa të vendoset drejtësia për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e shtunën policia finalizoi me sukses operacionin, duke vënë në pranga 11 persona, të dyshuar për disa vepra kriminale, ndërsa mes tyre doli edhe emri i trajnerit të kombëtares së Femrave, Armir Grima.

Ai dyshohet se është përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.

Vetem tri ditesh FSHF eshte kujtuar te pezulloje nga detyra trajnerin Grima i cili ndonese prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim gjyqesor te formes se prere, serish u la ne arrest me burg diten e hene nga gjykata e Krimeve te renda.

Me date 22 shtator, FSHF publikoi nje deklarate ne te cilen i del ne mbrojtje te hapur Armir Grimes. Ja cfare thuhej ne deklarate:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen e trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.

Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.

FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

ME TE LEXUARAT