Fotoja që mahniti botën, historia drithëruese që fshihet pas saj

Bota

Historia është e dokumentuar, por ato që kanë bërë histori janë fotot e mëposhtme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga një nënën që vajton fëmijët e saj pas një tërmeti, tek një i burgosur që përqafon fëmijën me kokën e mbuluar e deri tek murgu që i vë zjarrin vetes apo fëmija afrikan që është në prag vdekjeje nga uria.

Këto e të tjera janë disa nga fotografitë që flasin shumë me imazhin e tyre tronditës, duke lënë shenjë të pashlyer në histori.

Fotoja e parë është e Frank Fournier e vitit 1985 në Tolima, Kolumbi dhe është me një histori të pabesueshme nga pas.

13-vjeçarja Omayra Sanchez mbeti e bllokuar nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi i një vullkani.

Këmbët e saj kishin ngecur në një strukturë metalike dhe ishte e pamundur nxjerrja e saj pa ia prerë këmbët, por grupet e shpëtimit nuk kishin mundësi t’ia ndalonin gjakderdhjen dhe kështu ajo do të vdiste gjithsesi dhe u la aty e paprekur.

Pas disa orësh në këtë pozicion që shikoni më poshtë, e vogla nisi të kishte halucinacione, të cilat i shprehte me vargje këngësh, duke bërtitur se ishte vonë për në shkollë, për provimin e matematikës…dhe pas 60 orësh në këtë makth 13-vjeçarja Omayra Sanchez ndërroi jetë.

Kjo foto u bë simbol i protestave në mbarë Kolumbinë, ku me imazhin e 13-vjeçares qytetarët akuzonin qeverinë për paaftësi në rast fatkeqësish natyrore.

ME TE LEXUARAT