Sekuestrohen “Ferrari” e Range Rover në Durrës, ja për cfarë dyshon policia

Kliko per me shume info

Dy automjete luksoze janë sekuestruar në Durrës, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit. Policia tha se është sekuestruar një mjet tip “Ferrari” i vjedhur në Itali si dhe një “Range Rover” i vjedhur jashtë vendit.

Mjeti “Range Rover” drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, i cili po e kalonte në port atë. Policia ne njoftimin zyrtar shprehet se më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali.

Kliko per me shume info

Sipas policise, më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.