Fermeri që guxon të kultivojë frutat e rralla

Në zona të ndryshme të vendit fermerët po kapërcejnë traditën dhe me kurajo kultivojnë fruta apo pemë të rralla që nuk janë karakteristikë e florës sonë. Goji Berry fryt i lashtë kinez po ze vend dhe në tokën tonë. Disa sipërfaqe me frutin e rrallë janë mbjellë në Dibër, ndërsa në internet qarkullojnë foto të fermerit Zija Keshi i cili e ka kthyer thuajse në aventurë kultivimin e bimëve të panjohura në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Në Maqellarë të Dibrës ai jep  shembullin se si një fermer investoni kursimet e punës si emigrant në bujqësi  dhe mund të jetë një mundësi e mirë për gjithë komunitetin e zonës të ndjekin shembullin e tij.Kultivimi i Goji Berryt nuk është i vetmi.Edhe pse mund  filimisht e quajtën “të çmendur” Zija Keshi e nisi “aventurën”e tij me bimën e rrallë të aronias.

Vitin e kaluar ai prodhoi dhe shiti 12 kv nga kjo bimë. Aronia një frut që i ngajen boronicës.Një kg e saj në gjendje të thatë shitet 1700 lekë, kurse e freskët 700 lekë.

Tani Goji Berry është sfida e rralës për fermerin nga Dibra me shpresë se të tjerë do ndjekin shembullin e tij.

Çfarë janë Goji Berries?

Një goji berry e gjallë ka madhësinë e majës së gishtit tuaj të vogël dhe e kanë prejardhjen nga Azia (sidomos Kina) dhe Europa. Në zona të ndryshme i quajnë ëolf berries (mana ujku) apo Goji Tibetiane.

Ato kanë një nuancë natyrale ëmbëlsie dhe kanë fara (të cilat kanë fibër) që i japin një cilësi të këndshme ushqimit.

Si mund t’i konsumoni?

Mund t’i hani të gjalla ose ti zhysni në ujë të nxehtë përpara se t’i përtypni, mund t’i shtoni në miksime me fruta të thata, në smoothie, ose si garniturë në drithëra, sallatë dhe kos. Domethënë: goji berries mund të piqen, gatuhen, zihen dhe të përdoren në çdo mënyrë mbasi t’i lani.

Efektet në Shëndet

Goji berries njihen për ndihmën në forcimin e sistemit imunitar, si dhe për mbrojtjen e syve.

Njëlloj si manat e tjera, ato gjithashtu janë një burim i shkëlyqer antioksidantësh si dhe i vitaminës C prej të cilës mund të reduktojnë sindromat e një të ftohuri të rëndë.

Janë të ngarkuara me beta-carotene (pigment që gjendet në bimë dhe fruta) i cili ndihmon për një lëkurë të shëndetshme

Legjenda thotë se goji berries që janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vjet, janë kurë natyrale për diabetin, hipertensionin, malarian apo edhe temperaturën (megjithëse këto fjalë mbeten të tilla derisa të vërtetohen, sepse janë në testim e sipër)./bionews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.