Eliminimi në Shkodrën, arsyeja që Behar Bajri ekzekutoi në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

Aktualitet

Behar Bajri është një prej të arrestuarve të Shkodrës, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Mbi Bajrin rëndojnë një sërë akuzash, përfshirë edhe ajo e vrasjes së një vajze të re, 15-vjeçare, të cilën e kishte marrë si gruan e tij në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë daton në qershor të vitit 2002, ku Behar Bajri kishte marrë në shtëpinë e tij, pa miratimin e prindërve, 15-vjeçaren Fabjola Harxhi.

Prej tre muajsh, fillimisht me miratimin e familjes së Fabiolës, Behari ishte fejuar me të, por tre muaj më pas e kishte rrëmbyer 15-vjeçaren dhe e ka marrë në shtëpi, duke e bërë gruan e tij.

Gjatë bashkëjetesës ai është përballur me tekat e moshës së Fabiolës, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi Fabiola i ka kërkuar leje për të shkuar diku, më 20 qershor.

Behari mësohet të ketë refuzuar, por është përballur me irritimin e saj. Ai e ka vrarë në gjumë me një plumb pas shpine të renë.

Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje, por gjithë Shkodra fliste për të. Madje pas kësaj ngjarje Behar Bajri ka detyruar të largohet jashtë shtetit edhe familja e Fabiolës. Ai i ka kërcënuar se do t’i zhdukte në rast se ata nuk largoheshin vetë nga qyteti i Shkodrës.

Vrasja e Fabiolës u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit. Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje.

Behar Bajri u arrestua të shtunën bashkë me disa anëtarë të tjerë të bandës.

ME TE LEXUARAT