Sekuestrohen dy çanta me kanabis, dy të arrestuar në Sarandë
Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë greke kanë finalizuar një operacion të përbashkët anti-drogë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona. Policia bën me dije se është goditur një rast i trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil në drejtim të shtetit Grek dhe janë sekuestruar 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Finalizimi me sukses i Operacionit u arrit si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Policinë Greke falë shkëmbimit në kohë të informacioneve të ndërsjellta.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia Kufitare Sarandë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare Greke dhe Antidrogën kanë bërë të mundur finalizimin me sukeses të Operacionit, ku më datë 22.09.2018, nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht :
– M. B., 23 vjeç, banues në Fier
– S.M., 25 vjeç, banues në Berat
Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.
Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi.
Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.