Doris Pack: Tirana ka nevojë për shkolla e jo kulla

Aktualitet

Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, ka marrë pjesë në një bashkëbisedim për rolin e të rinjve dhe grave në integrimin evropian të vendit.

Në fjalën e saj, duke u ndalur tek braktisja e vendit nga të rinjtë, tha se ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, ndërsa shtoi se kjo ndodh për shkak se politikanët nuk po kujdesen për nevojat e vërteta të qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ikja e të rinjve nga vendi faktikisht ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë pasi shumë po përpiqen të largohen edhe nga Kosova, Maqedoina, Serbia. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat e vërteta të qytetarëve të tyre”, – u shpreh Pack.

Më tej ajo i dha një “shuplakë” kryebashkiakut Veliaj, teksa tha se Tirana nuk ka nevojë për shumë kulla, por për shkolla.

“Nuk e mbaj mend se sa shpesh ka ardhur në Shqipëri. Hera e parë ka qenë më 1993. Por dua të them se në 5 vitet e fundit nuk ka nevojë për kaq shumë kulla Tirana por ka nevojë për më tepër shkolla. Nuk ka nevojë për kaq shumë kulla por ka nevojë për invesitme. Do të vijnë investimet vetëm nëse do të keni drejtësi në vend.”, u shpreh Doris Pack nga një bashkëbisedim në selinë blu”, – deklaroi Pack.

ME TE LEXUARAT