Donald Lu: Jam skandalizuar që nuk arrestohet Klement Balili, prokurorët frikë nga Shullazi

Kliko per me shume info

Ambasadori amerikan, Donald Lu në intervistën e fundit si përfaqësues i SHBA-ve në Tiranë, gjatë një interviste në “Real Story”, thotë se është i skandalizuar që prej dy vitesh nuk arrestohet Klement Balili, ndërsa Lul Berisha lirohet para kohe nga burgu.

Donald Lu: Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.

Kliko per me shume info

Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.