“Gjendja e rrugës nacionale, turp i qeverisë”

Politikë

Deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi ka sjell edhe njëherë në vëmendje gjendjen në të cilën është katandisur rruga nacionale Skuraj – Klos. Çupi tha se kjo rrugë është në mëshirë të fatit prej disa vitesh e instancat përkatëse nuk po bëjnë asgjë që të rikthehet në normalitet për mijëra banorë të qarkut Dibër.

Deputetja demokrate, i kërkoi qeverisë, ministrisë së transporteve dhe organeve hetimore të gjejnë se ku kanë shkuar paratë që janë dhënë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor i cili është në gjendje më të keqe se një rrugë rurale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga Skuraj – Klos vijon të mbetet në gjendje të amortizuar rëndë, ndërsa firma mirëmbajtëse vetëm sa pastron kanalet anësore dhe herë herë hedh ndonjë lopatë zhavor për të mbuluar gropat në asfalt.

ME TE LEXUARAT