Bora Zemani ‘shkarkon nga puna’ Andresën? Ardit Gjebrea sqaron të vërtetën

Sot Ardit Gjebrea nisi “Telebingon shqiptare” në oborrin e televizionit “Klan”, nga ku njoftoi edhe të rejat më të fundit për emisionin.

Kliko per me shume info

Moderatori konfirmoi se do të prezantojë emisionin e “E diela shqiptare” së bashku me Bora Zemanin. Mirëpo Andresa, nuk e fshehu dot shqetësimin e saj pas lajmeve në media, se Bora do ta zëvëndësonte.

“Një gazetare shkruante se Bora do të më zëvëndësojë mua” – u shpreh Andresa.

Menjëherë Arditi sqaroi se secila ka vendin e vet në program dhe se nuk bëhet kurrsesi fjalë për zëvëndësim.

“Secila ka vendin e vet. Po ti je e pazëvëndësueshme.” – iu përgjigj moderatori, shkruan Icon Style.

Ndër të tjera, Ardit Gjebrea sqaroi se emisioni do të jetë shtatë orë dhe nis në orën 12.30. Në orën katër do të transmetohet rubrika “B. E Caffe”, në orën 5 do të vijohet me Eni Çobanin në “Shihemi në gjyq”, ndërsa në orën 6 është “Kënga Magjike”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.