Bie në pranga 28-vjeçari, vodhi të huajt që donin të kalonin kufirin

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka identitifkuar një prej autorëve që vodhën disa shtetas të huaj disa ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I arrestuari është 28-vjeçari Albion Shabaj, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Njoftimi

Shkodër

Policia identifikon dhe arreston njërin prej autorëve të vjedhjes me dhunë të disa shtetasëve të huaj.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pas veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 298–25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT