Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 24-vjeçari nga Pogradeci

Aktualitet

Një 24-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasI D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

ME TE LEXUARAT