Berisha: Erdogan ka bërë një deklaratë që është penduar për njohjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me presidentin e Turqisë Erdogan.

Sipas Berishës ai ka bërë një deklaratë kohë më parë ku nënkupton se është penduar se ka njohur Kosovën.

Kliko per me shume info

Berisha iu referua një deklarate të presidentit turk për kurdët ku shprehej se një shtet kurd nuk do të funksiononte në kufi me Turqinë. Por sipas Berishës në këtë deklaratë ai iu ishte referuar edhe shqiptarëve jashtë kufirit të Shqipërisë, duke nënkuptuar Kosovën, sipas Berishës.

“Erdogan ka shprehur pendesë për njohjen e Kosovës. Ai bëri një krahasim mes kurdëve dhe shqiptarëve dhe sipas  atij një shtet kurd nuk mund të funksionojë ashtu si nuk do të funksionojë Kosova”, tha Berisha.

Sipas Berishës kjo deklaratë nuk është sqaruar nga presidenti turk. Por nga ana tjetër Berisha i njohu dhe merita presidentit tur për ndihmën e tij në njohjen si shtet të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.