Basha: Shërbëtorja e Ramës po përgatit lirimin e Emiljano Shullazit

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza te renda në drejtim të Kryeministrit Rama.

Nga Konferenca Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE që mbahet në Tiranë, kreu i PD u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme, Arta Marku, la pa prokurorë çështjet “Tahiri” dhe “Shullazi”, ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha,sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës”, tha ai.

Më tej, Basha ritheksoi edhe njëherë se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine.

“290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra. Nënat i përcjellin nënat në shkollë fëmijët. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi qëlluar në shenjë”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT