Basha : Nëse ngrini kartonin për Teatrin, do ta pësoni keq

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokartike Lulzim Bsha ka bërë një paralajmërim të fortë për deputetët e maxhorancës për ditën e nesërme. Ai tha se kushdo që do të guxojë të ngrejë kartonin për miratimin e ligjit për Teatrin Kombëtar, do të trajtohet si terrorist.

Basha e quajti një proces fasadë votimin e dekretit të presidentit dhe më pas amendimin e tij nga maxhoranca për të rikthyer sërish për votim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sipas Bashës në fund të këtij procesi nuk ndryshon asgjë pasi prona publike do të vidhet nga krimi.

“Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të kryhet një akt antikushtetues, do ti hapet rrugë një provcesi fasadë në funnd të të cilit krimi i organizuar do të marrë leje për të shkatërruar pronën publike, kulturën dhe për të pastruar paratë e krimit dhe drogës, plotë 200 milionë euro.

PD ka një qëndrim të qartë dhe ligji Rama-Fusha është antikushtetues. Ai duhet të rrëzohet nëser në Parlament. Votimi është i papranueshëm për PD-në dhe vendos çdo deputëet rilindjes në pozitë të barabartë me terroristët që shkatërrojnë pronë, kuturën dhe vlerat. Nesër marrim një qëndrim të qartë dhe të prerë. Keni orët e fundit të reflektoni, cdo kush që ngre kartonin do të trajtohet si terrorist”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT