Basha: Bilanc luftë në Vlorë, janë zhdukur pa gjurmë 18 persona

Aktualitet

Opozita zhvilloi sot në Vlorë takimin e radhes, nga ku denoncoi situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në këtë qark. Kreu i PD, Basha evidentoi faktin se vetëm në 12 muajt e fundit Vlora është përballur me një bilanc lufte që i atribohet përplasjes së klaneve kriminale.

Kreu i opozitës tha se vetëm persona të zhdukur janë 18, 3-fish më shumë se në çdo qark tjetër. E gjitha kjo situatë, sipas Bashës, vjen për dy arsye: Rama ia besoi Vlorën fillimisht Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Lulzim Bashes:

Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte i cili i atribuohet drejtëpërdrejtë klaneve kriminale Habilaj, Xhafaj dhe kriminelëve të tjerë që kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre ku dhunojnë, vrasin , bëjnë presion e ushtrojnë terror mbi qytetarët pa u hyrë gjëmb në këmbë nga policia e bërë njësh me kriminelët.

Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeçar. 5 makina janë djegur apo hedhur në erë. Sipas të dhënave që mbahen sekret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës 18 persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, 3 fish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër të marrë së bashku në gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye.Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.Po të gjithë e dimë se nëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën me vëllain e tij.I dyti nuk mjaftohet me drogën, u ka dhënë mundësinë bashkë të dënuarve të vëllait të tij të kapin dhe zotërojnë 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit me anë të cilës pastrohen paratë e pista të krimit. Ekonomia e Vlorës është në kolaps, papunësia në nivel rekord.

Basha komentoi edhe aksionin e IKMT-së në Jalë.Basha akuzoi kreun e IKMT-së, Fatmir Meta, se shembi banesat e qytetarëve të pafajshëm dhe mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari.

Basha: Jemi një shtet ku policia dhunon qytetarët për të mbrojtur oligarkët siç ndodhi para dy ditësh në Jalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm.Çlirimi i parlamentit të ozurpuar nga kriminelët dhe hajdutët përmes mobilizimit të qytetar, mobilizimit të sovranit është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.

ME TE LEXUARAT