Balla: Do kallzoj PD për shpifje!

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, doli sot në një konferencë për shtyp duke thënë se do të kallzonte penalisht “shpifjet e PD për sulme politike”.

Kliko per me shume info

Sipas Ballës, PD po bën inskenime të turpshme ndaj deputetëve të PS, ku përmendi rastin e një ish-oficeri policie.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste denoncoi dëshminë e  rremë që sipas tij që po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike, që e akuzojnë atë se ka qënë në mesin e personave që kanë kërcënuar oficerin e policisë së Fushë Krujës, Emiljano Luku të mbyllte dosjen e djalit të deputetit Rahman Rrahja, i akuzuar për përdhunim.

“Prokuroria të marrë masat e domosdoshme për inskenimin ndaj Babale 1 , brenda godinës së PD është ngritur një grumbull baltosjesh ndaj PS. Sot do bëj publik një rast tjetër, që kanë në qendër të vëmendjes Bashën e Berishën.

Nëse do kishte qëndruar në polici, vettingu i policisë do ta flakte nga Policia e Shtetit.  Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish-oficeri polici, i cili ka braktisur detyrën dhe ashtu si Babalja është larguar nga Shqipëria po me të njëjtin skenar  si frymëzuesi.

Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në verë në Krujë. Nuk kam qenë kurrë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë,” tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.