Arrestohet brenda në zyrë kreu i Hipotekës dhe një punonjëse

Aktualitet

Duket se s’kanë të ndalur arrestimet në Shkodër. Pas grupit të famshëm kriminal "Bajri", këtë herë në prangat e policisë ka rënë kreu i Hipotekës së këtij qyteti, Zamir Leka.

Leka është arrestuar teksa ndodhej në punë, në zyrat e Hipotekës, pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka vënë në pranga drejtorin dhe e ka shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Paraprakisht dyshohet se Leka, i emëruar në këtë pozicion në nisje të këtij viti, akuzohet për çështje korruptive.

ME TE LEXUARAT