Akuza mes ministrive, Safet Bajri fut në sherr Shqipërinë me Belgjikën

Aktualitet

Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, ka reaguar pas një deklarate të numrit dy të Ministrisë së Brendshme, Besfort Llamari, sipas të cilit arrestimi i Safet Bajrit u vonua nga autoritet belge.

Sipas tij në Shqipëri ka një betejë mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ky vend është në një betejë në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin," thotë ai.

Megjithëse Geens pranon se edhe pala greke gaboi me procedurën.

"Ata duhet të kishin aplikuar procedurën e dënimit, por procedura e transferimit ishte zbatuar", sipas ministrit.

"Mund ta quajmë një gabim njerëzor."

Sipas ministrit, gjëja më e rëndësishme është se për goditjen e bandës ka pasur një veprim të mirëkordinuar nga policia shqiptare dhe ajo belge.

"Këtë fundjavë, Safet Rustemi, një kriminel që kërkohet nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dhjetë shokë të tij janë arrestuar gjithashtu, dy prej të cilëve në Holandë. Policia shqiptare ka mbikqyrur për muaj me rradhë klanin përmes përgjimeve telefonike, madje edhe dronë. Por sipas qeverisë shqiptare Safet Bajri (që në Belgjikë mban emrin Rustemi) mund të ishte kapur më herët në qoftë se Belgjika nuk do të rinte duarkryq me dorëzimin e aktgjykimit të gjykatës belge" shkruajnë mediat belge.

"Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë që nga prilli 2018, vendimin e gjykatës kundër Safet Bajrit (Rustemi)," citojnë mediat belge zëvendës/MInistrin e Brendshëm shqiptar Besfort Lamallari.

Ky vendim do të bënte të mundur që Rustemi të vuante në Shqipëri dënimin e marrë në shtetin belg.

Belgjika nuk ka marrëveshje me Shqipërinë për ekstradimin e të arrestuarve.

ME TE LEXUARAT