Akullore me qumësht apo me kos? Kë duhet të zgjidhni dhe pse

Soft

Vitet e fundit, kosi i ngrirë është kthyer në një alternativë tejet popullore karshi akullores me qumësht, për shkak të reputacionit si më i shëndetshëm, pasi në vend të kremit përmban kos. Ky I fundit ka një sërë avantazhesh krahasuar me produktet e tjera të bulmetit, sepse përmban enzima që ndihmojnë në prerjen e qumështit, duke bërë që kush vuan nga intoleranca e laktozës të konsumojë kos apo kos të ngrirë, pa rrezikuar shëndetin. Këto enzima ndihmojnë gjithashtu në tretje, duke e bërë akulloren me kos më dietike.

Kosi ka nivele të larta të proteinave dhe mineraleve, shumë të rëndësishme për organizmin.

Vlerat ushqyese

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meqënëse përbërësi që dallon akulloren nga kosi i ngrirë është kremi, dallimi kryesor në vlera ushqyese është përmbajtja e yndyrës. Një kupë e rregullt akulloreje me vanilje përmban 5 gramë proteina, 31 gramë karbohidrate, 15 gramë yndyrë dhe 9 gramë yndyra të ngopura, kurse një kupë e rregullt kosi të ngrirë me vanilje përmban 5 gramë proteina, 38 gramë karbohidrate, 6 gramë yndyrë dhe 4 gramë yndyra të ngopura. Nga ana tjetër, në një akullore me qumësht shtohet sheqer dhe kripë për të forcuar shijen në produktin përfundimtar, teksa te kosi i ngrirë për shije mund të përdoret mjaltë ose nektar. Si kosi i ngrirë, ashtu dhe akullorja përmbajnë kalcium, shumë i dobishëm për forcimin e kockave, kështu që këtë verë kënaqni jo vetëm nepsin, por dhe organizmin tuaj.

Zgjedhje të shëndetshme

Yndyrat dhe kaloritë e ulëta mund të ndryshojnë në varësi të madhësisë së kosit që merrni dhe çfarë keni shtuar në të, ndaj mos harroni të moderoni madhësinë e kupës si dhe të zgjidhni përbërës shtesë të shëndetshëm. Rekomandohen kombinimet me fruta të freskëta, granola dhe arra, për të marrë proteina, antioksidantë dhe fibra. Këto janë me sasi më të ulët në kalori, yndyrë dhe sheqer, krahasuar me përbërësit e tjerë.

Kaloritë

Një gjysmë kupe me kos të ngrirë përmban 110 kalori. E njëjta sasi në një akullore normale përmban 134 kalori. Një gjysmë kupë kos i ngrirë me pak yndyra përmban 107 kalori, ndërsa një gjysmë kupe akulloreje me pak yndyra 114 kalori. Për këtë arsye një akullore me kos është më e rekomandueshme për vaktet e ndërmjetme .

ME TE LEXUARAT