Cfarë fshihet pas aksionit, pse u arrestuan si banditë mjekët e Shkodrës

Aktualitet

Pas vendimit te Gjykatës së Shkodrës për lirimin e 7 mjekëve, deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri thotë se faktet vërtetuan se ata po kryenin detyrën e tyre.

Reagimi i plotë i zonjës Pampuri:

Gjykata e Shkodres liroi 7 mjeket, per te cilet koha dhe faktet vertetuan qe ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, nderkohe ish-ministra e banda janë sot jashtë hekurave. Stafi i hemodinamikes te spitalit te Shkodres, u arrestua ne kundershtim te raportit te KLSH, i cili nuk pretendonte nje vendim kaq te ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te arrestosh mjeket pa asnje analize te pershkallezuar te situates e cila ne fund con drejt marrjes se vendimit final eshte njelloj si te denosh dike pa gjyq, e kjo ndodh vetem ne vendin tone, te kapur tashme koke e kembe nga bandat ne qeveri e ne drejtesi.

E gjitha kjo le vend per shume hamendesime per inskenime te vete ministrise se Shendetesise. E keto lloj manovrimesh ndodhin rendom ne sistemin shendetesor, dhe kjo jo pa qellim, por per t'i lehtesuar vijimin e planit apo projektit ne favor te klienteve te qeverise.

Ashtu sic ndodh me listen e barnave, ku per te kenaqur miqte apo kliente te ministrit apo kryeministrit vendosen edhe barna shume te shtrenjte, por kur mjekeve u duhet t'i perzgjedhin per te permbushur nevojat e pacienteve ata marrin verejtje deri me pezullim nga puna, nga ana tjeter nese nuk ua japin keto medikamente pacienteve, perballen me ankesat e pacienteve te cilat shpesh, mund te shkojne edhe ne zyrat e ministrise, e mund te nxisin keta te fundit tu terheqin verjetje per show, mjekeve.

Pra mjeket sot jane" hip se te vrava, zbrit se te vrava". Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet ne deklaratat e shemtuara te zyrtareve te QSUT- se, te cilat trumbetojne bollek me barna, e komoditet ne pavione e qendra shendetesore. Sot te besh shkelje me tendera, koncensione, te transportosh droge, para te pista, te rrembesh, te vrasesh, te shantazhosh, te shpifesh, e te fyesh, jeton i lire e me miq shume, ndersa ata te cilet studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejne ne kushtet me mizerabel se kurre, denigrohen duke i telendisur edhe ne burgje....

Turp per kete qeveri, turp per kete kryeminister, te cileve cdo padrejtesi ne kurriz te hallexhinjve, profesionisteve e mjekeve, do tu kthehet ne boumerang.

ME TE LEXUARAT