Aksidentohet rëndë me makinë, ja gjendja e Vera Grabockës

Showbiz

E hëna nuk ishte një ditë tronditëse vetëm për velinën e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjellën, por edhe për regjisoren e njohur Vera Grabocka.

Sipas burimeve për “Blitz”, regjisorja ka pësuar një aksident dhe për pasojë ka thyer këmbën, të cilën e ka vendosur në allçi për ta rikuperuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ishte e pranishme për disa ditë gjatë provave të spektaklit të kërcimit “’Dance With Me”, i cili rinisi transmetimin javën e kaluar. Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore Vera arriti të ishte e pranishme në regji mbrëmjen e së hënës.

Ditën e djeshme edhe Kejvina Kthjella u përfshi në një aksident në zonën e “Ish-Bllokut”. Velina e emisionit “Xing me Ermalit” po udhëtonte me një makinë të kuqe “Range Rover”, kur u përplas nga një tjetër automjet.

Ajo tregoi se nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik, përveç atij material.

ME TE LEXUARAT