70 dhe 44-vjeçarë rrahin njëri-tjetrin dhe nxitojnë në Polici për denoncimet

Aktualitet

Dy të dashuruar që bashkëjetonin së bashku, kanë pasur një konflikt midis tyre, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e dhunës ndaj njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe për protagonist ka pasur një burrë 70-vjeçar dhe të dashurën e tij 44-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Vendore bën të ditur se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për T. A., vjeçe 44, ndërsa sqaron se për këtë, por edhe për bashkëjetuesin e saj H. A., vjeç 70, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 21. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T. A., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi H. A., vjeç 70, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 21. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit H. A., dhe T. A., vjeç 70 dhe 44, banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT