13 përdorimet e pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur

Soft

Të gjithë ne e përdorim pastën e dhëmbëve çdo ditë dhe është një nga gjërat higjienike që nuk mund të jetojmë pa të.

Përveç pastrimit dhe zbardhjes së dhëmbëve, a e dini se pasta e dhëmbëve ka përdorime të tjera të dobishme?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasta e dhëmbëve mund të përdoret në mënyra të ndryshme që mund ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

Dritare.net sjell këto 13 përdorime brilante të pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur më parë.

1. Për të pastruar telefonin

Pajisjet pa një ekran mbrojtës mund të gërvishten me kalimin e kohës. Pasta e dhëmbëve mund të pastrojë ekranet e telefonave dhe tastierat e tjera të lojrave.

Fërkoni lehtë ekranin me pastë dhëmbësh bashkë me një leckë. Dhe pastaj pashtrojeni atë me një leckë tjetër.

2. Heq njollat

Pasta e dhëmbëve mund të heqë njollat më të vështira nga rrobat tuaja të preferuara. Njollat nga lëngjet, salca e domates apo çfarëdo tjetër. Vetëm kini kujdes të mos përdorni pastë dhëmbësh të bardhë në rroba me ngjyrë.

3. Mund të pastroni hekurin

Kur hekuri tuaj duket i dobët dhe nuk hekuros mirë, kjo ndodh për shkak të grumbullimit të mineraleve. Por me një pastë dhëmbesh lehtë mund ta pastroni. Sigurohuni që hekuri të jetë i ftohtë që ta pastroni dhe ta fshini.

4. Të pastroni lavamanin

Përdorim shumë produkte për të larë lavamanin, por pasta e dhëmbëve jo vetëm që e pastron atë por edhe e bën më të ndritshme.

5. Syzet

Syzet e notit ose ato për ski me pak pastë dhëmbësh dhe më një leckë pastrohen në mënyrë të shkëlqyer. Pasi ta pastroni do të shikoni që ato do duken si të reja.

6. Produktet ngjyrë argjëndi

Pirunjtë dhe lugët, ose stolitë mund të ringjallen duke i lustruar me pastë dhëmbësh dhe me një leckë të butë. Për të çarat, përdorni një furçë dhëmbësh të butë dhe pastaj fshijeni më një leckë të thatë.

7. Pastron disqet

Gërvishtjet e vogla dhe vijat mund të hiqen nga disqet duke përdorur pastë dhëmbësh. Fërkoni me një sasi të vogël pastë dhëmbesh dhe më pambuk. Kjo funksionon më së miri për gërvishtjet e vogla, por duhet të përdoret sasi e vogël pasi përdorimi i tepërt do ta përkeqësojë problemin.

8. Xhamin e dushit

Xhami i dushit bëhet shpejt pis. Për t’i dhënë atyre qartësinë e tyre origjinale, thjesht fshijeni atë me pastë dhëmbësh dhe me një leckë të lagur ose sfungjer. Për më shumë njolla, lejeni pastën e dhëmbëve për një kohë dhe pastaj mund ta fshini.

9. Të pastroni këpucët

Atletet e bradha ose ato me bazë të bardhë, bëhen shumë shpejt pis. Zgjidhja më e lehtë është pastrimi i tyre me pastë dhëmbësh, pasi ajo e zbardh dhe e pastron për shumë pak kohë.

10. Pastrimi i bizhuterive

Nuk ka shumë pastrues që mund t’i bëjnë bizhuteritë të shkëlqejnë si pasta e dhëmbëve. Thjesht pastrojni ato me pastë dhëmbësh duke përdorur një furçë të butë, dhe më pas shpëlajini ato. Kini kujdes të mos e përdorni këtë teknikë në perla, pasi mund të gërvishtin sipërfaqen.

11. Kapakët e dritave të makinës

Kapakët mbi dritat bëhen të pista dhe gërvishten me kalimin e kohës, duke reduktuar ndriçimin e dritave. Pastrojeni atë me pastë dhëmbësh dhe do mahniteni nga ndryshimi që do të ketë.

12. Largon erën e keqe nga duart

Sapuni nuk funksionon aq mirë kur duhet të hiqni erën e rëndë të peshkut, qepëve ose ushqimeve të tjera nga lëkura juaj. Pasta e dhëmbëve funksionon shumë më mirë për largimin e aromave dhe mund të përdoret thjesht si sapun.

13. Mund ta përdorni edhe për të pastruar shishet plastike

Shishet plastike që janë ripërdorur pa pushim fillojnë mbajnë erë të keqe. Larja e tyre me detergjent dhe ujë nuk është një ilaç i suksesshëm, por pasta e dhëmbëve e heq qafe erën e keqe. Thjesht fusni në brendësinë e enës pastë dhëmbësh, fërkojeni dhe shpëlajeni.

 

ME TE LEXUARAT