115 vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë

Soft

Brenda Osborne ka pak që mbushi 105 vjet dhe ka përjetuar të dyja luftërat botërore. Ka punuar për 33 vjet dhe kurrë nuk është sëmurë në jetën e saj.

Cili është sekreti? Të qëndruarit larg nga meshkujt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda në fakt e ka kaluar jetën e saj në Mansfield, Angli, në shoqërinë e motrave të saj, Vera e Beryl.

E moshuara ia kushtoi të gjithë kohën punës së saj; nga 1940 ishte infermiere në spitalin Victoria.

Ajo pretendon se sekreti i jetëgjatësisë është mungesa e partnerëve në jetën e saj. Brenda, ka vetëm një vit që është transferuar në një shtëpi pleqsh.

Një ditëlindje e pabesueshme për 105-vjeçaren, e rrethuar nga dashuria dhe nga vëmendja e tabloidëve britanikë.

Por ka një gjë që asaj nuk i ka pëlqyer dhe mbetet një dëshirë: -“Dua ta festoj ditëlindjen time, por më vjen keq për faktin që Mbretëresha nuk erdhi. Ajo më dërgoi një letër përshëndetëse, por unë doja ta prisja personalisht”.

ME TE LEXUARAT