Xherdan Shaqiri tallet keq me Gary Neville

Sport

Gary Neville, ish-legjenda e Manchester United është një kritikët më të ashpër të futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.

Ai vazhdoi sulmet ndaj Shaqirit duke e quajtur joprofesionist dhe se qëndron në mesfushë kot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por duket se Shaqiri ka vendosur t'i përgjigjet dhe ka gjetur një mënurë interesante për ta bërë këtë.

Gary Neville dhe Jamie Carragher ishin pjesë e një basti ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Ishte Neville ai që humbi këtë bast.

Ish mbrojtësi i United ka refuzuar ta vesh fanellën dhe e ka shkelur bastin. Mirëpo ishte Shaqiri ai i cili u fut në mes dhe i dërgoi Neville një fanellë të nënshkruar nga vetë lojtari.

Në fanellën e dërguar shkruhej “Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.

Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë dhe është e “rëndë” për legjendat e skuadrave që ta veshin fanellën e kundërshtarit. Dhurata e Shaqirit për Gary Neville .

 

ME TE LEXUARAT