Stuhia shkatërron vreshtat në Lushnje, në pak caste gjithçka hidhet në tokë

Aktualitet

Vorbullat e forta të ajrit shkatërruan sipërfaqe të mëdha me vreshta në fshatin Toshkez. Stuhia ka shkulur nga rrënjët hardhitë dhe shtyllat prej betoni që mbanin në këmbë ndërsa prodhimi ishte gati për t’u vjelur.

“Në orën 6.00 filloi stuhi e fortë. Erdhi breshëri pastaj. Mbi 10 milionë lekë dëm, e kisha gati në vjelje”, thotë Murat Malia, fermer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjaftuan pak minuta që puna e një viti të shkatërrohej. Por në këtë vresht dëmi është më i madh sepse as vitet e tjera nuk do ketë prodhim.

ME TE LEXUARAT