Moderatorja e njohur vendos të largohet nga Shqipëria, arsyen e tregon vetë

Showbiz

Pak kohë më parë moderatorja Viola Spiro u vendos në qendër të diskutimeve për shkak të arrestimit të të dashurit të saj Valentin Selaj në Itali për trafik droge.

Pavarësisht se Viola Spiro nuk e komentoi asnjëherë këtë pjesë të jetës së saj, së fundmi ajo ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria duke u zhvendosur në Amerikë. Prezantuesja ka zbuluar në “Pushime on Top” se në SHBA do të bëjë një specializim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”, është shprehur Viola.

ME TE LEXUARAT