Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Genova, 22 të vdekur, nisin polemikat

Aktualitet

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Deri më tani kanë humbur jetën 22 persona.

Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura ndërsa 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tetë 8 persona raportohen të zhdukur ndërsa kërkimet po vazhdojnë. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë ndërsa tha se qeveritë e mëparshme nuk kanë mirëmbajtur urat dhe autostradat. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

“Po e ndjekim minutë pas minute situatën e shembjes së urës në Genova, falënderoj deri tani 200 zjarrfikësit dhe të gjithë heronjtë e tjerë që po punojnë për të shpëtuar jetë”, shkroi ministri i Brendshëm Matteo Salvini në “Facebook”.

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa e objekte të tjera. Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie. Corriere shkruan se ka persona nën rrënoja dhe janë aktivizuar njësitë e qenve për të kryer kërkime.

Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në policinë italiane, ndërsa fotot janë postuar në “Facebook”.

Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “ëalter Fillak” në zonën e Sampierdarena.

Të dyja karrexhatat kanë rënë në tokë për rreth njëqind metra. Në autostradën A10 Genova-Savona është mbyllur kryqëzimi midis A7 Milano-Genova dhe Genova Aereoport në të dy drejtimet.

Më 6 gusht një autocisternë me lëndë djegëse shpërtheu në zonën Borgo Panigale, në Bolonja duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 67 të tjerë. Si pasoje e shpërthimit një pjesë e urës së Bolonjës u rrëzua.

ME TE LEXUARAT