Veliaj uron Kurban Bajramin: Në shtator ti lëmë sherret politike

Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ai nuk shmangu edhe mesazhet politike, ku tha se lutet që shtatori ti gjejë të bashkuar për punë dhe propjekte të mëdha për qytetin dhe jo të përçarë.

Veliaj: Nuk jam naiv, e di që mrekullitë mezi ndodhin. E di që me tu kthyer shtatori me gjasë do të rikthehet sherri, do të rikthehet debati, konflikti. Por ndoshta dita e sotme është një ditë për të reflektuar pak, si do të kthehemi në shtator në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do kthehemi për të përçarë apo do të kthehemi për të bashkuar, do kthehemi për të lënduar njëri-tjetrin apo për të shëruar njëri-tjetrin, do kthehemi për ti vendosur njëri-tjetrit stërkëmbëshin apo për ti dhënë njëri-tjetrit dorën?

Nëse reflektojmë seriozisht, secili prej nesh me angazhimin që ka mund të luajë të njëjtin rol siç e luajmë ditët e festave ku të gjithë flasin për vëllazëri dhe bashkim, ama sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët që i hedhim benzinë zjarrit.

Besoj shumë, edhe lutem që shtatori të na gjejë të bashkuar dhe siç jemi në festa ashtu të jemi edhe në ditët e punës. Jam shumë i kënaqur me progresin e bërë me xhaminë e Namazgjasë. Në Tiranë turistët janë shtuar dhe një nga produktet kryesore është ai religjioz.

Kryebashkiaku Veliaj pati një apel edhe ndaj qytetarëve që të tregohen sa më solidarë me të pamundurit, sidomos në raste festash.

Veliaj: Dua të falenderoj qindra vullneratë të bashkisë, qendrave sociale, xhamive të Tiranës që mbrëmë kanë shpërndarë mish në mbi 2 mijë familje që janë në nevojë për ndihmë ekonomike. Ky është një apel sesi mund të jemi solidarë.Sot secila familje në drekë, në darkë që ka mundësinë të ketë një vakt ekstra në ndihmë të një nevojtari, një pensionisti të vetmuar, në ndihmë të një familje me ndihmë ekonomnike le ta bëjë këtë. Nuk ka as xhamia dhe as bashkia monopolin e bamirësisë.

ME TE LEXUARAT