“Edhe po ta rindërtojnë, nuk kaloj më në atë urë”, kolegu i shqiptarëve betohet para Kryeministrit

Tragjedia e ndodhur në Itali, u mori jetën dhe dy shqiptarëve të cilët po shkonin në punë. Ngjarja ka prekur thellë të gjithë kolegët e tyre, të cilët përbetohen se nuk do të kalojnë më në urën Morandi edhe sikur ajo të rindërtohet.

“Nuk kaloj më në atë urë edhe po ta rindërtojë”. Kështu është shprehur një prej kolegëve të dy shqiptarëve të humbën jetë në Itali, nga shembja e urës Morandi.

Kliko per me shume info

Kolegët e shqiptarëve të ndjerë kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin Giuseppe Conte, së bashku me të afërmit e tjerë të viktimave. Një takim që zgjati rreth 20 minuta për rreth të dëshmuar mbështetjen e shtetit italian për familjet e prekura nga tragjedia, raporton “tg24”.

“Ishte shumë i sjellshëm Kryeministri gjatë takimit, por institucionet na kanë thënë gjithmonë se ajo urë mund të zgjaste 100 vite”, thanë miqtë e djemve.“Kemi kaluar edhe dy herë në ditë”, shtoi një koleg i shqiptarëve, “të gjithë kalonim aty. Nëse e rindërtojnë kush mund të kalojë më? Unë kurrë më”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.