Ujërat e zeza përmbytin Durrësin në pak minuta shi

Aktualitet

Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh shiu pas mesdite dhe pothuajse të të gjitha rrugët e Durrësit janë nën ujë.

Në disa kryqëzime e rrugë të qytetit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përzier me ujërat e larta, e për pasojë kanë pushtuar edhe një pjesë të trotuareve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qytetin bregdetar trafiku paraqitet i rënduar dhe ka vështirësi në qarkullim për këmbësorët.

Ndërkohë sipas IGJEUM në çdo qark, në zona të caktuara priten dhe shtrëngata të shkurtra shiu, të ngjashme me ato që pushtuan vendin dje.

ME TE LEXUARAT