Para një infarkti, trupi ju paralajmëron, mos i neglizhoni këto 5 shenja

Kliko per me shume info

Miliona njerëz vuajnë në botë nga problemet e zemrës. Një nga shqetësimet kryesore është ataku kardiak, i cili shënon dhe rastet më të shpeshta në vdekshmëri.

Për më tepër, numri i sulmeve në zemër është rritur në mënyrë dramatike për shkak të stilit të jetesës moderne, stresit dhe dietave jo të shëndetshme. Për pasojë, është me rëndësi të madhe të mësosh t’i njohësh simptomat për të parandaluar me sukses ndërlikimet e mëtejshme.

Kliko per me shume info

5 SHENJAT QË DUHET TË NJOHËSH

Mungesë frymëmarrje

Mungesa e frymëmarrjes është një sinjal që trupi juaj mund të dërgojë para një infarkti, si pasojë e mosfurnizimit me gjak dhe të arterieve të ngushta. Kjo do të thotë që, mushkëritë nuk marrin gjakun e nevojshëm për të funksionuar siç duhet. Për shkak se mushkëritë dhe zemrat punojnë së bashku, nëse funksioni i njërit prej tyre pengohet, do të ndikojë edhe në organin tjetër.

Debulesë

Nëse arteriet tkurren, pakësojnë qarkullimin e gjakut e për pasojë e përkeqësojnë atë. Kjo do të çojë në dobësim të muskujve dhe dobësi të përgjithshme të trupit

Dhimbje gjoksi

Ndërsa infarkti afrohet, dhimbja dhe presioni në gjoks do të përkeqësohet dhe mund të përhapet në krahë, shpinë dhe shpatulla.

Marrjemendsh dhe djersë të ftohta

Fluksi i gjakut në tru zvogëlohet, shoqëruar nga qarkullim i dobët, gjë që shkakton marramendsh dhe djersë të ftohta. Duke qenë se truri nuk funksionon siç duhet, nuk do të ndiheni mirë.

Lodhje

Reduktimi i rrjedhjes së gjakut në zemër gjithashtu do të çojë në lodhje, pasi zemra nuk do të ketë sasinë e duhur të gjakut për të funksionuar siç duhet. Prandaj, nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet të kontrolloni gjendjen tuaj tek mjeku juaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.