Shmanget tragjedia në Itali, shpëton nga mbytja nëna shqiptare më dy fëmijët

Aktualitet

Një tragjedi është shmangur në një plazh të Italisë, ku protagonistë janë një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite ne plazhin e Torrete në Ancona, teksa dy fëmijë të vegjël dhe nëna e tyre shqiptare kanë rrezikuar të mbyteshin pasi nuk dinin not.

Fillimisht dallgët kanë marrë vajzën 6-vjecare, por më pas ka shkuar për ndihmë vëllai 11-vjecar, por edhe ai nuk ka mundur të bëjë gjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ka parë rrezikun, ka hyrë në det nëna shqiptare për të shpëtuar të vegjlit e saj, por edhe ajo nuk dinte not dhe të 3 kanë rrezikuar të mbyten raporton ‘Corriere Adriatico’.

Një i afërm i familjes i ka nxjerrë të 3 në breg, ndërsa është njoftuar dhe shërbimi i emergjencës. Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i emergjencës dhe të 3 janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT