Tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë që tronditi Venezuelën

Bota
Tërmeti i fuqishëm 7.3 ballë që tronditi Venezuelën

[video width="1280" height="720" mp4="http://lajmifundit.al/wp-content/uploads/2018/08/7.3-magnitude-earthquake-in-Venezuela-1.mp4"][/video]

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ballë tronditi Venezuelën. Sipas informacioneve paraprake mësohet që tërmeti u ndie deri në Kolumbi, duke përhapur alarmin për një  për tsunami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatmirësisht edhe pse lëkundjet e tërmetit kanë qenë të fuqishme nuk raportohen viktima, vetëm për dëme të shumta materiale.

Mijëra banorë u evakuuan,ndërkohë që epiqendra e tërmetit ishte në shtetin e Sucrës.

Pas lëkundjes së parë, paniku është përhapur mes popullsisë edhe në shtetet e Bolívar, Monagas, Nueva Esparta, Merida, Portuguesa, Aragua, Carabobo, Táchira, Lara dhe në distriktin e kryeqytetit.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një tronditje shumë të fortë që ka shkaktuar dëme materiale ddhe shembje të ndërtesave.

Ministri i Brendshëm venezuelian, Nestor Reverol, ka dekklaruar se “deri tani nuk regjistrohen viktima dhe se ministria është në kontakt me të gjithë guvernatorët e shteteve të goditura për të pasur një vizion të përgjithshëm për dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhë marrjen e masave nga ana e qeverisë qëndrore”.

Reverol ka konfirmuar se tërmeti ka prekur më shumë shtetin e Sucre-së dhe se është ndier në dhjetëra shtete të tjera të vendit. Në rrjetet sociale, disa gazetarë venezuelianë kanë publikuar imazhet e momentit kur tërmeti është ndier për shumë sekonda në Karakas.

 

ME TE LEXUARAT