Rihapet tenderi për uniformat e policisë, fondi 1 miliard lekë

Aktualitet

Rihapet tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Fondi për uniformat do të jetë rreth 908 milionë lekë. Ndërsa për këpucët do të shpenzohen 290 milionë lekë.

Vendimi është bërë i ditur në botimin zyrtar të prokurimeve publike. Sipas njoftimit fondi limit do të jetë nëntëqind e tetë milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind lekë pa TVSH. Për vitin 2018 fondi I llogaritur është dyqind e një milion lekë pa TVSH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Brendshme kërkon dorëzimin e porosisë brenda 30 ditëve nga lidhja e marrëveshjes në fazën e parë brenda 60 ditëve në fazën e dytë dhe 100 ditë nga lidhja e kontratës në fazën e tretë.

Për sasitë e planifikuara për vitin 2019 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda 15 Prill dhe pjesa tjetër brenda datës 2 Shtator 2019.

Për sasitë e planifikuara për vitin 2020 afati i lëvrimit duhet të jetë brenda datës 15 Prill dhe brenda datës 2 Shtator 2020.

Një tjetër tender është hapur dhe për blerjen e këpucëve për uniformën e policisë së shtetit. Kontrata propozohet të lidhet për tre vite dhe me një fond prej rreth dyqind e nëntëdhjetë million lekësh.

Në nëntor të vitit të shkuar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka anuluar tenderin për uniformat. Procedura për të nisi në 4 prill ndërsa 5 ministri Fatmir Xhafaj vendosi ta anulojë për shkak se “asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

ME TE LEXUARAT