Super-mashtrim me sallamin, në treg produkte që shiten nën koston e prodhimit

Aktualitet

AKU njoftoi kapjen e 27 tonëve mish pule me salmonelë dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të saj për në Brazil, vendin e origjinës. Ndryshe nga aksionet e një dite më parë kur u bllokuan frigoriferët e ndryshkur të restoranteve kioska në bregdet, AKU në aksionin e fundit nuk tregoi se kush është subjekti që importon mish të infektuar.

Nga fillimi i vitit janë 180 ton mish i infektuar që ka ardhur në Shqipëri e më pas është kapur. Pjesa dërrmuese e këtij mishi të importuar, shkon për prodhim të nënprodukteve të tij, të cilat në treg i gjen pa etiketa për përmbajtjen dhe që shiten në kushte të rrezikshme. Sot do t’ju tregojmë se sa është kosto e vërtetë e prodhimit të një kilogram sallami të thjeshtë, që është dukshëm i ndryshëm nga ai që gjen rëndom në treg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja: Produktet e mishit nuk janë të preferuar vetëm nga fëmijët, por edhe të rritur këtu bëhet fjalë për sallamin, kremviçet apo salçiçet. Por çmimi varion duke u nisur edhe nga cilësisa. Në një nga marketet e vendit tonë unë mora sallamin në fjalë i cili kushton 330 lekë kilogrami. Profesor për të arritur tek produkti final cilët janë përbërësit e tjerë?

Sulaj: Për të prodhuar një sallam kërkohet që të ketë dy grupe ingredientësh. Ingredientët që vijnë nga kafsha ku është mishi dhe pjesa tjetër është ajo e ingredientëve që klasifikohen si zgjeruesit.

Gazetarja: Profesor kemi kaq shumë produkte si mund të arrijmë në një kosto 330 lekë për kilogrami për sallam? A ka një formulë?

Sulaj: Për të arritur në një kosto sa më të ulët shpesh herë prodhuesit rrisin raportin e ingredientëve më bazë jo shtazore, kryesisht me origjinë bimore. Shtimi i tyre natyrisht e ka një masë, kjo duhet të shkoj deri në 30% të peshës specifike të sallamit. Në rast se shkohet mbi këtë vlerë atëherë të shkojmë drejtë një kufiri ku humbet origjinalitetit i produktit të sallamit.

ME TE LEXUARAT